Raport

Barometri i prokurimit publik (X-INDEX) njësia matëse e prokurimit publik në Kosovë

By 05/02/2021March 15th, 2021No Comments

Ky studim paraqet gjetjet e x-indeksit – njësisë matëse të prokurimit publik- e cila mat dhe vlerëson performancën e komunave në prokurim publik, dhe e krahason atë me praktikat më të mira. Gjetjet janë të grupuara në tri kategori, duke u bazuar në madhësinë e komunave në mënyrë që të mundësohet një paraqitje sa më objektive. X-indeksi është i bazuar në një model statistikor që përmban 9 nën-indekse, të cilat vlerësojnë disa dimensione të prokurimit publik duke u fokusuar në fushën e transparencës, konkurrencës dhe mbikëqyrjes. Në mënyrë indirekte, matë efikasitetin e komunave dhe dobësinë potenciale ndaj korrupsionit në prokurimin publik. X-indeksi përfshin të gjitha 38 komunat e Kosovës dhe mbulon aktivitetet e tyre të prokurimit në periudhën janar-dhjetor 2019, duke përfshirë 2770 kontrata, që tejkalojnë vlerën 264 milionë euro. Indeksi është ndërtuar në bazë të kritereve objektive. Të dhënat për ndërtimin e indeksit janë marrë nga platforma zyrtare e prokurimit elektronik ‘e-prokurimi’ dhe statistika të tjera zyrtare. Indeksi i përgjithshëm dhe 9 nën-indekset krahasojnë të dhënat e vitit 2019 me ato të vitit 2018.

Barometri i prokurimit publik (X-INDEX) njësia matëse e prokurimit publik në Kosovë