Raport

Njësia matëse e prokurimit publik në Kosovë

By 05/02/2021March 15th, 2021No Comments

Ky studim paraqet gjetjet e x-indeksit – njësisë matëse të prokurimit publik – e cila mat dhe vlerëson performancën e komunave në prokurimin publik, dhe e krahason atë me praktikat më të mira. Gjetjet janë grupuar në tri kategori, duke u bazuar në madhësinë e komunave, për mundësuar një paraqitje sa më objektive. x-ndeksi është i bazuar në një model statistikor që përmban 11 nën-indekse, të cilat vlerësojnë disa dimensione të prokurimit publik, duke u fokusuar në fushën e transparencës, konkurrencës dhe mbikëqyrjes. Në mënyrë indirekte, matë efikasitetin e komunave dhe dobësinë potenciale ndaj korrupsionit në prokurimin publik. x-indeksi përfshin të gjitha 38 komunat e Kosovës dhe mbulon aktivitetet e tyre të prokurimit në periudhën janar-qershor 2018, duke përfshirë 785 kontrata, që tejkalojnë vlerën 50 milionë euro. Indeksi është ndërtuar në bazë të kritereve objektive. Të dhënat për ndërtimin e indeksit janë marrë nga platforma zyrtare e prokurimit elektronik ‘e-prokurimi’ dhe statistika të tjera zyrtare.

Njësia matëse e prokurimit publik në Kosovë