Ky raport është hartuar nga Grupi Monitorues i Organizatave Jo-Qeveritare të rajonit të Pejës, të cilët kanë përfituar dije dhe aftësi praktike përmes punëtorive për aplikimin e mësimit mbi monitorimin e prokurimit publik, të organizuara nga Platforma CiviKos në kuadër të aktivitetit të USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM).
Grupi Monitorues ka bërë monitorimin e tenderit – “Asfaltimi i Rrugëve Lokale në Fshatin Vitomericë”. Ky tender është iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Komuna e Pejës. Ky projekt ishte i planifikuar që të realizohet gjatë vitit 2018/19. Pjesa më e madhe e buxhetit për këtë tender mbulohet nga Ministria e Infrastrukturës, por prokurimi për këtë tender është kryer nga Komuna e Pejës. Sipas planifikimeve buxhetore për realizimin e këtij projekti gjatë vitit 2018 nga MI-ja është janë planifikuar 160,720.00 € kurse për vitin 2019 nga kjo ministri janë planifikuar mjete në shumën prej 15,000.00 €. Pjesa tjetër e mbeture prej 48,150.20 €, është planifikuar të mbulohet nga Komuna e Pejës.