Komuna e Istogut kishte organizuar dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2020 gjatë muaj ve qershor, gusht dhe shtator 2019. Për të analizuar prioritetet e qytetarëve për investimet komunale për 2020, kuadër të projektit “OSHC të lokale dhe qytetarët e fuqizuar në parandalimin e korrupsionit në prokurimet publike komunale”, të mbështetur nga aktiviteti i USAID për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse, Syri i Vizionit ka monitoruar katër dëgjime publike të organizuara nga Komuna e Istogut në procesin e hartimit të buxhetit komunal për vitin 2020.