Raport

Rregullimi i sheshit mbi lumin mirusha-jug

By 13/12/2020March 15th, 2021No Comments

Ky raport është hartuar nga Grupi Monitorues i Organizatave Jo-Qeveritare të rajonit të Gjilanit, të cilët kanë përfituar dije dhe aftësi praktike përmes punëtorive për aplikimin e mësimit mbi monitorimin e prokurimit publik, të organizuara nga Platforma CiviKos në kuadër të aktivitetit të USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM). Pjesëmarrës të serisë së punëtorive ishin: 1. Ardianë Ahmeti – KCIC – Gjilan 2. Vjose Avdiu – KCIC – Gjilan 3. Sherafedin Vranja – Dardana Press – Kamenicë 4. Vjollca Ramabaja – Transparence, Monitorim – Gjilan 5. Besime Maliqi – NOPM-Kamenicë 6. Valentina Veseli – KAND – Gjilan Qëllimet e këtyre punëtorive janë: (I) aktivizimi OJQ-ve lokale për të monitoruar tenderët në nivel komunal; (II) aftësimi i OJQ-ve që të analizojnë gjetjet nga tenderët dhe të zbulojnë keqpërdorimet potenciale në prokurimin publik duke u mbështetur drejtpërdrejt nga lehtësuesit e angazhuar; dhe (III) OJQ-të të jenë të afta të përgatisin dhe publikojnë raporte mbi gjetjet e tyre gjatë monitorimit e prokurimit publik në nivel komunal. Gjatë punëtorive Grupi Monitorues kanë përzgjedhur monitorimin e aktivitetit të prokurimit me titull “Rregullimi i Sheshit mbi Lumin Mirusha-Jug” me numër të prokurimit 651-18-5661-5-2-1 dhe vlerë të parashikuar të kontratës 294.894,40 Euro. Gjetjet e monitorimit të zhvillimit të këtij aktiviteti të prokurimit shpërfaqin nevojën e forcimit të sundimit të ligjit që nga faza e planifikimit të prokurimit e deri të nënshkrimi I kontratës, si dhe ngritjen e përgjegjshmërisë së zyrtarëve publik të cilët janë të përfshirë direkt apo indirekt në inicimin dhe zbatimin e prokurimit.

Rregullimi i sheshit mbi lumin mirusha-jug