Komuna e Prizrenit kishte organizuar dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2020 gjatë muajit gusht 2019. Për të analizuar prioritetet e qytetarëve për investimet komunale për 2020 , kuadër të projektit “OSHC të lokale dhe qytetarët e fuqizuar në parandalimin e korrupsionit në prokurimet publike komunale”, të mbështetur nga aktiviteti i USAID për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse, ISDY ka monitoruar pesë dëgjime publike të organizuara nga Komuna e Prizrenit në procesin e hartimit të buxhetit komunal për vitin 2020.