Ky dokument ka për qëllim që të ofroj udhëzime praktike dhe efektive për organizatat joqeveritare apo individët të cilët dëshirojnë të monitorojnë prokurimin publik në nivel lokal. Monitorimi i prokurimi public mund të jetë një sfidë e vështirë për organizatat të cilat për herë të parë duan të fillojnë të merren me këto monitorime, sidoqoftë përmes këtij udhëzuesi synohet që monitorimi i prokurimit publik të jetë më i lehtë për këto organizata. Zyrtarët publik, shpesh herë mund të fshihen prapa legjislacionit të gjerë i cili ndonjëherë mund të ketë dykuptimësi për të arsyetuar secilin veprim të tyre, edhe atëherë kur nuk është në interesin e qytetarëve.
Udhëzuesi do të ju ofrojë metodologji praktike për të ardhur më lehtë deri tek shkeljet të cilat janë më të zakonshmet në procedurat e prokurimit publik. Kjo do t’i mundësojë organizatave joqeveritare apo monitoruesve të tjerë, që më shpejt, me më pak përpjekje t’i gjejnë parregullsitë dhe të avokojnë për përmirësimin e adresimin e tyre. Udhëzuesi është pjesë e Projektit për Komuna Transparente, Efikase dhe Llogaridhënëse (TEAM) i USAID. Platforma CiviKos është e kontraktuar për ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile për të monitoruar prokurimin publik në nivel lokal.