Raport

Matësi i performancës në prokurim publik

By 05/02/2021March 15th, 2021No Comments

Që pas hartimit të “Raportit Bazë” në dhjetor të vitit 2017 për pesë komunat e targetuara, D+ ka hartuar një varg indikatorësh, duke bërë krahasimin e punës së zyrtarëve komunal të prokurimit dhe duke përgatitur ciklin e parë të raportit “Treguesit e Prokurimit”. Përmes këtij raporti synohet të bëhet vlerësimi i Komunës së Prishtinës, Gjakovës, Vushtrrisë, Gjilanit dhe Pejës, në sektorin e prokurimit publik. Ky raport përfshinë periudhën kohore janar 2017 – shkurt 2018, ku fokus ka praktikat e mira, parregullsitë, shkeljet ligjore dhe zhvillimet kryesore në prokurimin publik në nivelin lokal. Synimi i raportit është vlerësimi i komunave në masat që po ndërmarrin për përmirësimin e prokurimit publik. Po ashtu si qëllim tjetër ka inkurajimin e zyrtarëve për t’i ndarë praktikat e mira të prokurimit publik me komunat tjera. Indikatorët dhe metodotologjia e hulumtimit tonë janë bazuar në monitorimin direkt të komunave. Për të identifikuar parregullsitë dhe praktikat më të mira të komunave, D + ka përgatitur një pyetësor për zyrtarët e prokurimit, përmes të cilit synohet vlerësimi i performancës në prokurim publik. Qëllimi i këtij raporti është i dyfishtë. Ai së pari paraqet të dhënat e krahasueshme në mes të pesë komunave, të cilat nuk vlejnë vetëm për publikun, por këto informacione i hyjnë në punë edhe kompanive private dhe institucioneve përkatëse, siç janë Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) dhe Agjencia Kundër Korrupsion (AKK). Të gjeturat e paraqitura në këtë raport janë mbledhur përmes pyetësorit kualitativ dhe kuantitativ, përmes intervistave dhe diskutimeve të hapura që kanë të bëjnë me prokurimin publik në Kosovë. Po ashtu si burime dytësore, janë trajtuar gjatë hartimit të këtij raporti edhe të dhënat e institucioneve të pavarura që mbikëqyrin prokurimin publik, si dhe përvojat e bizneseve. Më poshtë janë listuar indikatorët, përmes të cilëve këto pesë komuna janë krahasuar mes vete, ku së bashku me indikatorët do të gjeni të shpjeguar edhe rëndësinë e marrjes së tyre si matës për vlerësim. 1 Zbatimi i ligjit 2 Praktikat e mira 3 Zbatimi i rekomandimeve të institucioneve mbikëqyrëse 4 Transparenca 5 Konkurrenca 6 Përfshirja qytetare

Matësi i performancës në prokurim publik