
Komuna e Ferizajt kishte organizuar dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit komunal për vitin 2020 gjatë muajve qershor dhe korrik 2019. Për të analizuar prioritetet e qytetarëve për investimet komunale për 20 2020 , kuadër të projektit “OSHC OSHC-të lokale dh e qytetarët e fuqizuar në parandalimin e korrupsionit në prokurimet publike komunale”, të mbështetur nga aktiviteti i USAID për komuna transparente, efektive dhe llogaridhënëse, YAHR ka monitoruar nëntë dëgjime publike të organizuara nga Komuna e Ferizajt në procesin e hartimit të buxhetit komunal për vitin 2020.



Ky studim paraqet gjetjet e x-indeksit – njësisë matëse të prokurimit publik- e cila mat dhe vlerëson performancën e komunave në prokurim publik, dhe e krahason atë me praktikat më të mira. Gjetjet janë të grupuara në tri kategori, duke u bazuar në madhësinë e komunave në mënyrë që të mundësohet një paraqitje sa më objektive. X-indeksi është i bazuar në një model statistikor që përmban 9 nën-indekse, të cilat vlerësojnë disa dimensione të prokurimit publik duke u fokusuar në fushën e transparencës, konkurrencës dhe mbikëqyrjes. Në mënyrë indirekte, matë efikasitetin e komunave dhe dobësinë potenciale ndaj korrupsionit në prokurimin publik. X-indeksi përfshin të gjitha 38 komunat e Kosovës dhe mbulon aktivitetet e tyre të prokurimit në periudhën janar-dhjetor 2018, duke përfshirë 2649 kontrata, që tejkalojnë vlerën 179 milionë euro. Indeksi është ndërtuar në bazë të kritereve objektive. Të dhënat për ndërtimin e indeksit janë marrë nga platforma zyrtare e prokurimit elektronik ‘e-prokurimi’ dhe statistika të tjera zyrtare.










Ky studim paraqet gjetjet e x-indeksit – njësisë matëse të prokurimit publik – e cila mat dhe vlerëson performancën e komunave në prokurimin publik, dhe e krahason atë me praktikat më të mira. Gjetjet janë grupuar në tri kategori, duke u bazuar në madhësinë e komunave, për mundësuar një paraqitje sa më objektive. x-ndeksi është i bazuar në një model statistikor që përmban 11 nën-indekse, të cilat vlerësojnë disa dimensione të prokurimit publik, duke u fokusuar në fushën e transparencës, konkurrencës dhe mbikëqyrjes. Në mënyrë indirekte, matë efikasitetin e komunave dhe dobësinë potenciale ndaj korrupsionit në prokurimin publik. x-indeksi përfshin të gjitha 38 komunat e Kosovës dhe mbulon aktivitetet e tyre të prokurimit në periudhën janar-qershor 2018, duke përfshirë 785 kontrata, që tejkalojnë vlerën 50 milionë euro. Indeksi është ndërtuar në bazë të kritereve objektive. Të dhënat për ndërtimin e indeksit janë marrë nga platforma zyrtare e prokurimit elektronik ‘e-prokurimi’ dhe statistika të tjera zyrtare.
