All Posts By

pc_superadmin

Udhëzues mbi monitorimin e prokurimit public

Udhëzues mbi monitorimin e prokurimit publik

By Uncategorized @sq

Udhëzues mbi monitorimin e prokurimit public

Ky dokument ka për qëllim që të ofroj udhëzime praktike dhe efektive për organizatat joqeveritare apo individët të cilët dëshirojnë të monitorojnë prokurimin publik në nivel lokal. Monitorimi i prokurimi public mund të jetë një sfidë e vështirë për organizatat të cilat për herë të parë duan të fillojnë të merren me këto monitorime, sidoqoftë përmes këtij udhëzuesi synohet që monitorimi i prokurimit publik të jetë më i lehtë për këto organizata. Zyrtarët publik, shpesh herë mund të fshihen prapa legjislacionit të gjerë i cili ndonjëherë mund të ketë dykuptimësi për të arsyetuar secilin veprim të tyre, edhe atëherë kur nuk është në interesin e qytetarëve.

Udhëzuesi do të ju ofrojë metodologji praktike për të ardhur më lehtë deri tek shkeljet të cilat janë më të zakonshmet në procedurat e prokurimit publik. Kjo do t’i mundësojë organizatave joqeveritare apo monitoruesve të tjerë, që më shpejt, me më pak përpjekje t’i gjejnë parregullsitë dhe të avokojnë për përmirësimin e adresimin e tyre. Udhëzuesi është pjesë e Projektit për Komuna Transparente, Efikase dhe Llogaridhënëse (TEAM) i USAID. Platforma CiviKos është e kontraktuar për ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile për të monitoruar prokurimin publik në nivel lokal.

Udhëzues mbi monitorimin e prokurimit publik

Rrethrrotullimi Lakrishtë rrethrrotullimi Arbëri

By Raport

Ky raport është hartuar nga pjesëmarrësit e organizatave jo-qeveritare të rajonit të Prishtinës, të cilët kanë përfituar dije dhe aftësi praktike përmes punëtorive për aplikimin e mësimit mbi monitorimin e prokurimit publik, të organizuara nga Platforma Civikos në kuadër të projektit “Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse – TEAM” i cili mbështetet nga USAID.

 

Rrethrrotullimi Lakrishtë rrethrrotullimi Arbëri

Pishina e parregullsive (Raporti i analizimit të procesit të prokurimit për ndërtimin e pishinës olimpike në Prizren)

By Raport

Ky raport është hartuar nga Grupi Monitorues i Organizatave Jo-Qeveritare të rajonit të Prizrenit, të cilët kanë përfituar dije dhe aftësi praktike përmes punëtorive për aplikimin e mësimit mbi monitorimin e prokurimit publik, të organizuara nga Platforma CiviKos në kuadër të aktivitetit të USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM).

 

Pishina e parregullsive (Raporti i analizimit të procesit të prokurimit për ndërtimin e pishinës olimpike në Prizren)

Ndërtimi i sallës së edukatës fizike në fshatin gaçkë – faza e dytë

By Raport

Ky raport është hartuar nga Grupi Monitorues i Organizatave Jo-Qeveritare të rajonit të Ferizajt, të cilët kanë përfituar dije dhe aftësi praktike përmes punëtorive për aplikimin e mësimit mbi monitorimin e prokurimit publik, të organizuara nga Platforma CiviKos në kuadër të aktivitetit të USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM).

Pjesëmarrës të serisë së punëtorive ishin:
Arbenita Topalli – INPO
Egzon Mustafa – CEDF
Qendrim Hoxha – LDA
Tringa Raka – Gjethi
Valentina Abazi – INPO

Qëllimet e këtyre punëtorive janë: (I) aktivizimi OJQ-ve lokale për të monitoruar tenderët në nivel komunal; (II) aftësimi i OJQ-ve që të analizojnë gjetjet nga tenderët dhe të zbulojnë keqpërdorimet potenciale në prokurimin publik duke u mbështetur drejtpërdrejt nga lehtësuesit e angazhuar; dhe (III) OJQ-të të jenë të afta të përgatisin dhe publikojnë raporte mbi gjetjet e tyre gjatë monitorimit të prokurimit publik në nivel lokal.

Gjatë punëtorive Grupi Monitorues ka përzgjedhur monitorimin e aktivitetit të prokurimit me titull “Ndërtimi i sallës së edukatës fizike në fshatin Gaçkë – faza e dytë” me numër të prokurimit 656-18-1767-5-2-1, me vlerë të parashikuar të kontratës 100,000.000 €.

Të gjeturat nga monitorimi i zbatimit të këtij aktiviteti të prokurimit shpërfaqin nevojën e forcimit të sundimit të ligjit që nga faza e planifikimit të prokurimit, e deri të nënshkrimi i kontratës, si dhe ngritjen e përgjegjshmërisë së zyrtarëve publik të cilët janë të përfshirë direkt apo indirekt në inicimin dhe zbatimin e prokurimit.

 

Ndërtimi i sallës së edukatës fizike në fshatin gaçkë - faza e dytë

Rregullimi i sheshit mbi lumin mirusha-jug

By Raport

Ky raport është hartuar nga Grupi Monitorues i Organizatave Jo-Qeveritare të rajonit të Gjilanit, të cilët kanë përfituar dije dhe aftësi praktike përmes punëtorive për aplikimin e mësimit mbi monitorimin e prokurimit publik, të organizuara nga Platforma CiviKos në kuadër të aktivitetit të USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM). Pjesëmarrës të serisë së punëtorive ishin: 1. Ardianë Ahmeti – KCIC – Gjilan 2. Vjose Avdiu – KCIC – Gjilan 3. Sherafedin Vranja – Dardana Press – Kamenicë 4. Vjollca Ramabaja – Transparence, Monitorim – Gjilan 5. Besime Maliqi – NOPM-Kamenicë 6. Valentina Veseli – KAND – Gjilan Qëllimet e këtyre punëtorive janë: (I) aktivizimi OJQ-ve lokale për të monitoruar tenderët në nivel komunal; (II) aftësimi i OJQ-ve që të analizojnë gjetjet nga tenderët dhe të zbulojnë keqpërdorimet potenciale në prokurimin publik duke u mbështetur drejtpërdrejt nga lehtësuesit e angazhuar; dhe (III) OJQ-të të jenë të afta të përgatisin dhe publikojnë raporte mbi gjetjet e tyre gjatë monitorimit e prokurimit publik në nivel komunal. Gjatë punëtorive Grupi Monitorues kanë përzgjedhur monitorimin e aktivitetit të prokurimit me titull “Rregullimi i Sheshit mbi Lumin Mirusha-Jug” me numër të prokurimit 651-18-5661-5-2-1 dhe vlerë të parashikuar të kontratës 294.894,40 Euro. Gjetjet e monitorimit të zhvillimit të këtij aktiviteti të prokurimit shpërfaqin nevojën e forcimit të sundimit të ligjit që nga faza e planifikimit të prokurimit e deri të nënshkrimi I kontratës, si dhe ngritjen e përgjegjshmërisë së zyrtarëve publik të cilët janë të përfshirë direkt apo indirekt në inicimin dhe zbatimin e prokurimit.

Rregullimi i sheshit mbi lumin mirusha-jug

Asfaltimi i rrugëve lokale në fshatin Vitomericë

By Raport

Ky raport është hartuar nga Grupi Monitorues i Organizatave Jo-Qeveritare të rajonit të Pejës, të cilët kanë përfituar dije dhe aftësi praktike përmes punëtorive për aplikimin e mësimit mbi monitorimin e prokurimit publik, të organizuara nga Platforma CiviKos në kuadër të aktivitetit të USAID Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM).

Grupi Monitorues ka bërë monitorimin e tenderit – “Asfaltimi i Rrugëve Lokale në Fshatin Vitomericë”. Ky tender është iniciuar nga Autoriteti Kontraktues Komuna e Pejës. Ky projekt ishte i planifikuar që të realizohet gjatë vitit 2018/19. Pjesa më e madhe e buxhetit për këtë tender mbulohet nga Ministria e Infrastrukturës, por prokurimi për këtë tender është kryer nga Komuna e Pejës. Sipas planifikimeve buxhetore për realizimin e këtij projekti gjatë vitit 2018 nga MI-ja është janë planifikuar 160,720.00 € kurse për vitin 2019 nga kjo ministri janë planifikuar mjete në shumën prej 15,000.00 €. Pjesa tjetër e mbeture prej 48,150.20 €, është planifikuar të mbulohet nga Komuna e Pejës.

Asfaltimi i rrugëve lokale në fshatin Vitomericë

Udhëzues për komunikim të politikave

By Uncategorized @sq

Udhëzues për komunikim të politikave

Organizatat e shoqërisë civile (OSHC) në Kosovë gjithnjë e më shumë kanë mundësi të angazhojnë qytetarët për të marrë pjesë në promovimin e ndryshimeve sociale, të monitorojnë punën e institucioneve në nivel lokal dhe qendror, me qëllim që të kërkojnë më shumë llogari dhe transparencë. Megjithatë, një numër i madh i organizatave nuk kanë strategji të qartë të komunikimit dhe u mungon përvoja e duhur për të hartuar vet plane të komunikimit. Si pasojë, angazhimi i tyre nuk arrin efektet maksimale dhe resurset nuk shfrytëzohen në mënyrë efektive. Përdorimi i mjeteve të komunikimit, si komunikatat për media, konferencat dhe shpërndarja materialeve përmes mediave sociale, bëhet pa një plan të komunikimit për të angazhuar audiencën e synuar. Një plan i komunikimit adreson aspekte të tilla si: hartimi I një strategjie të komunikimit të udhëhequr nga qëllimet e qarta të organizatës, të dhënat relevante dhe evidenca të qarta; pozicionimi publik i një organizate; zhvillimi i mesazheve të ndryshme për të përfshirë një audiencë të caktuar; krijimi i kontakteve me mediat dhe avokim; ndërtimi i aleancave; dhe formulimi i strategjive të komunikimit.

 

Udhëzues për komunikim të politikave
Çohu

Çohu

By Organizata
Çohu

Aktivitetet:

  • Transparence
  • Hulumtime dhe Analiza
  • Demokratizim
  • Avokim dhe Lobim

Adresa: Rustem Statovci nr 17. Prishtinë

Kontakt:
Tel: 038248506
E-mail: office@cohu.org

Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikuara ose të përziera

By Raport

Grupi Monitorues ka bërë monitorim indirekt të tenderit – “Qendra e Riciklimit Industrial për Mbeturinat Paraprakisht të Klasifikuara ose të Përziera” e cila duhet ta ketë kapacitetin e përpunimit për mbeturinat paraprakisht të klasifikuara ose të përziera prej 20.000 ton/në vit”1.

Ky tender është iniciuar nga Komuna e Mitrovicës në pjesën e parë të vitit 2018. Procedurat e prokurimit ishin përmbyllur, ndërsa kontrata është nënshkruar në shtator të vitit 2018 me konzorciumin “Alfa I & RECY technologies”, në vlerë prej 3,395,070 euro.

Grupi Monitorues ka gjetur disa shkelje ligjore, që sado që duken të vogla dhe procedurale, kanë ndikuar që të kufizohet konkurrenca për këtë tender dhe në fund të shpërblehet me kontratë operatori i vetëm që ka qenë në garë.

Tenderi është iniciuar nga Komuna e Mitrovicës me datën 14 Maj 2018, me publikimin e ‘njoftimit për kontratë’ në faqen e prokurimit elektronik të KRPP-së, kurse dorëzimi i ofertave ishte caktuar të bëhej me 20 qershor 2018. Vendosja e afatit për dorëzim të tenderëve është bërë në kundërshtim me Nenin 44, pika 2.1.1 të Ligjit të Prokurimit, I cili përcakton se për kontratat e mëdha afati i dorëzimit të ofertave duhet të jetë minimum 40 ditë nga data e publikimit të njoftimit për kontratë.

Komuna e Mitrovicës në ndërkohë kishte bërë korrigjim të gabimeve, mirëpo nuk I kishte zgjatur afatet siç kërkohen në Ligjin e Prokurimit dhe kështu ia ka pamundësuar operatorit “TEHNIX” doo – Kroaci dhe “TEHNIX” doo — Maqedoni që të ankohet. Për më tepër, lëshimet e bëra nga Komuna e Mitrovicës nuk janë evidentuar as nga Organi Shqyrtues i Prokurimit që e ka pasur këtë lëndë në shqyrtim.

Njëra prej çështjeve të kontestuara në këtë tender është një gabim i lëshuar nga Komuna e Mitrovicës në “Njoftimin për Kontratë” në versionin në gjuhën angleze. Komuna e Mitrovicës ka lëshuar një gabim me rastin e hartimit dhe bashkëngjitjes në e-prokurim tek pjesa e përshkrimit të çmimeve në gjuhen angleze, në tabelën e Excel nuk janë kalkuluar fare shpenzimet e doganës në vlerë prej 8%, e kjo ka bërë që operatorët që kanë aplikuar duke u bazuar në dosjen në gjuhen angleze të ofertojnë gabimisht, pra pa i kalkuluar shpenzimet doganore.

Grupi ka gjetur se janë bërë edhe dy lëshime nga Komuna e Mitrovicës. Komuna ka pranuar ofertë në gjuhën italiane, në kundërshtim me kërkesat e Ligjit të Prokurimit për të pranuar vetëm oferta në gjuhët zyrtare në Kosovë.

Përkundër që kriter për dhënie të kontratës ishte caktuar “Çmimi ekonomikisht më I favorshëm”, që nuk e merr për bazë vetëm çmimin, grupi vlerëson se nënkriteret nuk ishin të matshme dhe relevante për këtë projekt.

Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikuara ose të përziera