Ky studim paraqet gjetjet e x-indeksit – njësisë matëse të prokurimit publik- e cila mat dhe vlerëson performancën e komunave në prokurim publik, dhe e krahason atë me praktikat më të mira. Gjetjet janë të grupuara në tri kategori, duke u bazuar në madhësinë e komunave në mënyrë që të mundësohet një paraqitje sa më objektive. X-indeksi është i bazuar në një model statistikor që përmban 9 nën-indekse, të cilat vlerësojnë disa dimensione të prokurimit publik duke u fokusuar në fushën e transparencës, konkurrencës dhe mbikëqyrjes. Në mënyrë indirekte, matë efikasitetin e komunave dhe dobësinë potenciale ndaj korrupsionit në prokurimin publik. X-indeksi përfshin të gjitha 38 komunat e Kosovës dhe mbulon aktivitetet e tyre të prokurimit në periudhën janar-dhjetor 2018, duke përfshirë 2649 kontrata, që tejkalojnë vlerën 179 milionë euro. Indeksi është ndërtuar në bazë të kritereve objektive. Të dhënat për ndërtimin e indeksit janë marrë nga platforma zyrtare e prokurimit elektronik ‘e-prokurimi’ dhe statistika të tjera zyrtare.
Barometri i prokurimit publik (X-INDEX) njësia matëse e prokurimit publik në Kosovë

Ky studim paraqet gjetjet e x-indeksit – njësisë matëse të prokurimit publik- e cila mat dhe vlerëson performancën e komunave në prokurim publik, dhe e krahason atë me praktikat më të mira. Gjetjet janë të grupuara në tri kategori, duke u bazuar në madhësinë e komunave në mënyrë që të mundësohet një paraqitje sa më objektive. X-indeksi është i bazuar në një model statistikor që përmban 9 nën-indekse, të cilat vlerësojnë disa dimensione të prokurimit publik duke u fokusuar në fushën e transparencës, konkurrencës dhe mbikëqyrjes. Në mënyrë indirekte, matë efikasitetin e komunave dhe dobësinë potenciale ndaj korrupsionit në prokurimin publik. X-indeksi përfshin të gjitha 38 komunat e Kosovës dhe mbulon aktivitetet e tyre të prokurimit në periudhën janar-dhjetor 2019, duke përfshirë 2770 kontrata, që tejkalojnë vlerën 264 milionë euro. Indeksi është ndërtuar në bazë të kritereve objektive. Të dhënat për ndërtimin e indeksit janë marrë nga platforma zyrtare e prokurimit elektronik ‘e-prokurimi’ dhe statistika të tjera zyrtare. Indeksi i përgjithshëm dhe 9 nën-indekset krahasojnë të dhënat e vitit 2019 me ato të vitit 2018.
Barometri i prokurimit publik (X-INDEX) njësia matëse e prokurimit publik në Kosovë

Ky raport shqyrton vendimet dhe praktikat e OSHP-së për të vlerësuar se sa efektive kanë qenë masat të cilat janë ndërmarrë, por mbi të gjitha sa e paanshme ka qenë OSHP-ja në ndarjen e drejtësisë për palët. Periudha e monitorimit në këtë raport është 1 qershor – 31 dhjetor 2018, ku janë analizuar dhe krahasuar 479 vendime.
Interpretimi rast pas rasti i ligjit të prokurimit publik
Ky studim paraqet gjetjet e x-indeksit – njësisë matëse të prokurimit publik – e cila mat dhe vlerëson performancën e komunave në prokurimin publik, dhe e krahason atë me praktikat më të mira. Gjetjet janë grupuar në tri kategori, duke u bazuar në madhësinë e komunave, për mundësuar një paraqitje sa më objektive. x-ndeksi është i bazuar në një model statistikor që përmban 11 nën-indekse, të cilat vlerësojnë disa dimensione të prokurimit publik, duke u fokusuar në fushën e transparencës, konkurrencës dhe mbikëqyrjes. Në mënyrë indirekte, matë efikasitetin e komunave dhe dobësinë potenciale ndaj korrupsionit në prokurimin publik. x-indeksi përfshin të gjitha 38 komunat e Kosovës dhe mbulon aktivitetet e tyre të prokurimit në periudhën janar-qershor 2018, duke përfshirë 785 kontrata, që tejkalojnë vlerën 50 milionë euro. Indeksi është ndërtuar në bazë të kritereve objektive. Të dhënat për ndërtimin e indeksit janë marrë nga platforma zyrtare e prokurimit elektronik ‘e-prokurimi’ dhe statistika të tjera zyrtare.
Njësia matëse e prokurimit publik në Kosovë
Matësi i performancës në prokurim publik për Komunat – Prishtinë, Gjilan, Pejë, Gjakovë dhe Vushtrri

Si pasues i raportit “Matësi i performancës në prokurimit publik” për pesë komunat e targetuara në Kosovë, i cili ishte publikuar nga Demokracia Plus (D +) në maj të vitit 2018, D+ ka vazhduar të përcjellë performancën e zyrëtarëve të prokurimit të këtyre komunave. Pas rishikimit të indikatorëve, D+ ka nxjerrë numrin e dytë të këtij raporti, me qëllim të vlerësimit më të mirë të performancës së zyrtarëve komunal të Prishtinës, Gjakovës, Vushtrrisë, Gjilanit dhe Pejës, në prokurimin publik.









Qarkorja buxhetore është dokumenti udhëzues që Ministria e Financave ia dërgon komunës për përgatitjen e propozim buxhetit dhe kërkesave për ndarje buxhetore tjera