All Posts By

pc_superadmin

Menaxhimi i parasë publike në sytë e auditorit të përgjithshëm

By Raport

Qeveria e Kosovës ka bërë një progres për sa i përket përmirësimit të sistemit për menaxhimin e financave publike, duke azhurnuar dhe qartësuar legjislacionet përkatëse. Megjithatë, Kosova vazhdon të ballafaqohet me probleme nga më të ndryshmet për sa i përket planifikimit operativ, raportimit të brendshëm menaxherial, kontrollit të brendshëm financiar, prokurimit dhe menaxhimit të investimeve kapitale. E kjo si pasojë e mungesës së angazhimit të mirëfilltë institucional në menaxhim të mirë, sundim të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Këto brenga vazhdojnë të shpërfaqen vit pas viti si në raportet ndërkombëtare, po ashtu edhe në raportet vendore si ato të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe organizata të ndryshme të Shoqërisë Civile.

Menaxhimi i parasë publike në sytë e auditorit të përgjithshëm

Drejt komunave me prokurim publik të hapur, llogaridhënës dhe efikas

By Raport

Rritja e efikasitetit dhe transparencës së sistemit të prokurimit publik është një shqetësim i vazhdueshëm i shoqërisë kosovare dhe komunitetit ndërkombëtar në Kosovë. Për këtë qëllim, në vazhdimësi në Kosovë janë zbatuar projekte të ndryshme të cilat kanë pasur për qëllim përmirësimin e legjislacionit dhe praktikave për prokurim publik. Përkundër kësaj, prokurimi publik në Kosovë mbetet si një sektor me shumë dyshime për korrupsion, mos efikasitet dhe kualitet të dobët të shërbimeve për qytetarët.Demokraci Plus në kuadër të bashkëpunimit me Projektin e USAID për Komuna Transparente, Efikase dhe Llogaridhënëse (TEAM), ka ndërmarrë iniciativën e monitorimit të pesë komunave, duke përfshirë Prishtinën, Gjilanin, Pejën, Gjakovën dhe Vushtrrinë. Ky monitorim është i fokusuar në dy komponentë kryesore: •Monitorimin e aktiviteteve të prokurimit me qëllim të ekspozimit të shkeljeve të ligjit, humbjeve dhe dyshimeve për korrupsion, dhe;•Identifikimin e praktikave të mira dhe promovimin e tyre për të ndarë përvojat e mira në menaxhimin e prokurimeve publike. Për këtë qëllim D+ që nga shtatori 2017 e deri më tash, ka bërë një vlerësim bazë të këtyre komunave, një raport të matjes së praktikave të mira dhe tani publikon raportin e tretë, i cili ka të bëjë identifikim e shkeljeve në prokurim publik me të dhëna nga monitorimi i drejtëpërdrejtë. Ky monitorim është realizuar duke u bazuar në metodologjinë e adaptuar nga D+ e cila ka përfshirë monitorime direkte të vlerësimit të ofertave, monitorim të dokumenteve të tenderëve dhe monitorim të zbatimit të kontratave përmes observimit të punëve në terren dhe kontrollit të dokumenteve mbi realizimin e kontratave. Të gjeturat e monitorimit paraprakisht janë ndarë me komunat përkatëse, për të ofruar komentet e tyre, si mjet i validimit të të dhënave. Në disa nga të gjeturat e raportit D+ dhe komuna nuk kanë arritur të ndajnë një gjykim të përbashkët, dhe për këtë arsye janë prezantuar edhe të gjeturat e monitorimit edhe komentet e komunave.

Drejt komunave me prokurim publik të hapur, llogaridhënës dhe efikas

Matësi i performancës në prokurim publik

By Raport

Që pas hartimit të “Raportit Bazë” në dhjetor të vitit 2017 për pesë komunat e targetuara, D+ ka hartuar një varg indikatorësh, duke bërë krahasimin e punës së zyrtarëve komunal të prokurimit dhe duke përgatitur ciklin e parë të raportit “Treguesit e Prokurimit”. Përmes këtij raporti synohet të bëhet vlerësimi i Komunës së Prishtinës, Gjakovës, Vushtrrisë, Gjilanit dhe Pejës, në sektorin e prokurimit publik. Ky raport përfshinë periudhën kohore janar 2017 – shkurt 2018, ku fokus ka praktikat e mira, parregullsitë, shkeljet ligjore dhe zhvillimet kryesore në prokurimin publik në nivelin lokal. Synimi i raportit është vlerësimi i komunave në masat që po ndërmarrin për përmirësimin e prokurimit publik. Po ashtu si qëllim tjetër ka inkurajimin e zyrtarëve për t’i ndarë praktikat e mira të prokurimit publik me komunat tjera. Indikatorët dhe metodotologjia e hulumtimit tonë janë bazuar në monitorimin direkt të komunave. Për të identifikuar parregullsitë dhe praktikat më të mira të komunave, D + ka përgatitur një pyetësor për zyrtarët e prokurimit, përmes të cilit synohet vlerësimi i performancës në prokurim publik. Qëllimi i këtij raporti është i dyfishtë. Ai së pari paraqet të dhënat e krahasueshme në mes të pesë komunave, të cilat nuk vlejnë vetëm për publikun, por këto informacione i hyjnë në punë edhe kompanive private dhe institucioneve përkatëse, siç janë Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) dhe Agjencia Kundër Korrupsion (AKK). Të gjeturat e paraqitura në këtë raport janë mbledhur përmes pyetësorit kualitativ dhe kuantitativ, përmes intervistave dhe diskutimeve të hapura që kanë të bëjnë me prokurimin publik në Kosovë. Po ashtu si burime dytësore, janë trajtuar gjatë hartimit të këtij raporti edhe të dhënat e institucioneve të pavarura që mbikëqyrin prokurimin publik, si dhe përvojat e bizneseve. Më poshtë janë listuar indikatorët, përmes të cilëve këto pesë komuna janë krahasuar mes vete, ku së bashku me indikatorët do të gjeni të shpjeguar edhe rëndësinë e marrjes së tyre si matës për vlerësim. 1 Zbatimi i ligjit 2 Praktikat e mira 3 Zbatimi i rekomandimeve të institucioneve mbikëqyrëse 4 Transparenca 5 Konkurrenca 6 Përfshirja qytetare

Matësi i performancës në prokurim publik
inpo

INPO

By Organizata
inpo

Aktivitetet:

  • Transparence
  • Hulumtime dhe Analiza
  • Demokratizim
  • Avokim dhe Lobim

Adresa: Rustem Statovci nr 17. Prishtinë

Kontakt:
Tel: 038248506
E-mail: office@cohu.org

Columbus

By Organizata

Aktivitetet:

  • Transparence
  • Hulumtime dhe Analiza
  • Demokratizim
  • Avokim dhe Lobim

Adresa: Rustem Statovci nr 17. Prishtinë

Kontakt:
Tel: 038248506
E-mail: office@cohu.org

Si të identifikoni më lehtë parregullsitë në prokurim publik për t’i publikuar dhe parandaluar

Si të identifikoni më lehtë parregullsitë në prokurim publik për t’i publikuar dhe parandaluar

By Uncategorized @sq

Si të identifikoni më lehtë parregullsitë në prokurim publik për t’i publikuar dhe parandaluar

Ky dokument ka për qëllim që të ofroj udhëzime praktike dhe efektive për organizatat joqeveritare apo individët të cilët dëshirojnë të monitorojnë prokurimin publik në nivel lokal. Monitorimi i prokurimit publik mund të jetë një sfidë e vështirë për organizatat të cilat për herë të parë duan të fillojnë të merren me këto monitorime, sidoqoftë përmes këtij udhëzuesi synohet që monitorimi i prokurimit publik të jetë më i lehtë për këto organizata. Zyrtarët publik, shpesh herë mund të fshihen prapa legjislacionit të gjerë i cili ndonjëherë mund të ketë dykuptimësi për të arsyetuar secilin veprim të tyre edhe atëherë kur nuk është në interesin e qytetarëve.

Udhëzuesi do të t’iu ofrojë metodologji praktike për të ardhur më lehtë deri tek shkeljet të cilat janë më të zakonshmet në procedurat e prokurimit publik. Kjo do t’i mundësojë organizatave joqeveritare apo monitoruesve të tjerë, që më shpejt, me më pak përpjekje t’i gjejnë parregullsitë dhe të avokojnë për përmirësimin e adresimin e tyre.. Platforma CiviKos është e kontraktuar për ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile për të monitoruar prokurimin publik në nivel lokal ne kuadër të projektit Komunat Transparente, Efikase dhe Llogaridhënëse (TEAM) i USAID-it dhe ky udhëzues është pjesë e këtij projekti.

Si të identifikoni më lehtë parregullsitë në prokurim publik për t’i publikuar dhe parandaluar